Rreth Luend SH.P.K & Medentis Medical

Luend SH.P.K është distributor zyrtar i Medentis Medical GmbH dhe sistemit implantologjik ICX në Shqipëri dhe rajon, themeluar nga Dr. Din Tarja me fokus implantologjinë moderne dhe trajnimin e vazhdueshëm klinik.

Luend SH.P.K

Kush jemi ne

Distributor zyrtar për ICX Implants & Medentis Medical GmbH

Luend SH.P.K është krijuar për t’i sjellë në tregun shqiptar një sistem implantologjik premium gjermano–zviceran me çmim të arsyeshëm dhe suport të fortë klinik. Kompania bashkëpunon ngushtë me Endeta Dental Clinic dhe rrjetin e klinikave partnere për të garantuar një zinxhir të plotë: nga trajnimi i mjekëve, deri te furnizimi i rregullt me implante dhe protetikë.

  • Distributor zyrtar i Medentis Medical GmbH – ICX Implant System.
  • Themeluar nga Dr. Din Tarja, me fokus implantologjinë moderne.
  • Fokus në trajnime praktike, workshop-e dhe suport post–operator.
  • Stok lokal për implante, vida shërimi, abutmente dhe komponentë protetikë.

Qendra

Rruga Arjan Sala 31,
Paskuqan, Tirana AL

Kontakt

Tel: +355 69 50 50 111
Email: info@luendshpk.com

Social

Instagram: @luend.shpk

Medentis Medical GmbH

Rreth Medentis & ICX

Partneri ynë gjerman për implantologji & CAD/CAM protetikë

Medentis Medical GmbH është kompani gjermane e themeluar në vitin 2004, me seli pranë Bonn, e specializuar në implantologji dentare, estetikë dentare dhe protetikë të prodhuar me teknologji CAD/CAM. Sistemi i implanteve ICX është sot një nga sistemet më të suksesshme në Gjermani, falë kombinimit të cilësisë së lartë, dizajnit modern dhe kostos së arsyeshme për klinikat.

  • Portofol i plotë: ICX-PREMIUM, ICX-ACTIVE-MASTER, ICX-DIAMOND LIQUID, ICX-MINI, ICX-ZYGOMA.
  • Fokus në implantologji, estetikë dentare dhe protetikë CAD/CAM.
  • Prezent në më shumë se 50+ vende në botë përmes distributorëve partnerë.
  • Sistem i zhvilluar në bashkëpunim me kirurgë oralë, protetistë dhe teknikë dentarë.

BE SMART. BE ICX.

Objektivi i përbashkët i Medentis & Luend SH.P.K është të ofrojë një sistem implantologjik premium, me protokolle të qarta klinike, dokumentacion të plotë dhe suport të vazhdueshëm për mjekët që punojnë me ICX.

Bëhu partner ICX me Luend SH.P.K

Nëse jeni klinikë dentare, kirurg oral, protetist apo laborator, mund të na kontaktoni për informacione mbi çmimet, trajnime, kushtet e bashkëpunimit dhe suportin teknik.

Kontakto për bashkëpunim